11:46 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

E turpëron trajneri i St. Gallen, Kamberi duhet të kërkoj skuadër të re

Sulmuesi i ri shqiptar, Florian Kamberi po kalon një sezon katastrofal në Superligën e Zvicrës.

Ishte i huazuar te Rangersi i Steven Gerrardit gjatë vitit 2020, por as atje nuk e bindi shumë legjendën e Livepoolit, shkruan IndeksOnline.

Kamberi tani është pjesë e St. Gallenit, por gjatë një interviste të trajnerit Peter Zeidler, u mësua se sulmuesi shqiptar është zgjedhje e pestë e sulmit në klubin zviceran.

“Për momentin ka shumë sulmues para tij”.

Boris Babiq, Kwadwo Duah, Elie Youan dhe Jeremy Guillemenot, janë sulmuesit që janë para Kamberit.

25-vjeçari gjatë karrierës ka luajtur për skuadra si: Rapperswil, Grasshopper, Karlsruher dhe Hibernian./IndeksOnline/