21:00 / E Martë, 02 Gusht 2022 / AR

E vogla e Marinës dhe Ghetto Geasy rezultoi pozitive për COVID-19

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Marina zbuloi se edhe vogëlushja Margot kishte rezultuar pozitive me COVID-19.

‘Po na zuri të dyjave bashkë e kemi qenë të mbyllura deri më sot në mëngjes”, shkroi ajo.

Marina la të kuptohej se simptomat kishin qenë shumë të lehta dhe nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.