09:09 / E Mërkurë, 05 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

E zbulojnë shkenctarët, nëse fleni më shumë se 8 orë, do të vdisni më herët!

Sasia e rekomanduar e gjumit për të rriturit është nga 6 deri në 8 orë maksimum. Nëse fleni më shumë se 8 orë, rreziku nga vdekja e hershme do të jetë shumë i madh.

Në një hulumtim shkencor nga një ekip i udhëhequr nga amerikano-kinez ka rënë në përfundim se shumë sëmundje kardiovaskulare, goditja në tru dhe rënia e imunitetit pasojnë nga gjumi i tepërt.

Duke parë të dhënat nga 21 shtete, në shtatë rajone, ekipi hulumtues zbuloi se njerëzit që flinin më shumë se kufiri i sipërm i rekomanduar prej tetë orësh, kanë patur probleme dhe defekte kardiovaskulare. Shkenctarët kanë marrë bilancet e vdekjeve të qindrave personave nga problemet me zemër, dhe shifrat flasin se shumica nga ta kanë qenë persona që kanë bërë më shumë se 8 orë gjumë, shkruan Indeksonline.

Ekipi zbuloi se kohëzgjatja e shkurtër e gjumit është treguar të rrisë presionin e lartë të gjakut, obezitetin dhe diabetin.

Wang ka bërë thirrje thirrje që të respektohet sa më shumë koha optimale e gjumit, e cila është nga 6 deri në 8 orë.

Për një gjumë më të mirë, Wang sygjeron shmangien e kafeinës pasdite ose në mbrëmje, alkoolin e nikotinën, ushqimin e vonshëm, të cilat i vlerëson si armiqtë më të mëdhenj të gjumit./Indeksonline/