08:39 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / AR

E zë pema, vdes shqiptari në Itali

Një 44-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë dje në Itali. Ngjarja e rëndë ndodhi në Pescolanciano, komunë në Isernia në rajonin e Molises.

Mediat italiane shkruajnë se viktima ishte pjesë e një kompanie pyjore dhe humbi jetën aksidentalisht gjatë prerjes së pemëve.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë të punëtorëve të tjerë të kompanisë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, nuk arriti që të mbijetonte duke ndërruar jetë si pasojë e plagëve./abcnews