20:45 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

E zuri rryma në shtëpi, humb jetën 68 vjeçari

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Velipojën.

Një 68 vjeçar ka humbur tragjikisht jetën pasi ka mbetur në korrent, në fshatin Pulaj në Velipojë.

68-vjeçari ka qenë duke bërë një punë në banesën e tij kur papritur ka prekur në kabllot e energjisë elektrike duke humbur jetën.

Ndue Lusha, banues në Velipojë është dërguar me shpejtësi drejt spitalit rajonal të Shkodrës për të marrë ndihmën e parë por nuk ka arritur që të shpëtojë duke u ndarë nga jeta. /albeu.com/

Temat: