22:32 / E Martë, 10 Gusht 2021 / C E

E zyrtarizon edhe klubi: Messi është parisien

Lionel Messi edhe zyrtarisht është një lojtar i Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vetë skuadra franceze në rrjetet sociale.

Paris Saint-Germain është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e Leo Messit për një kontratë dy vjeçare me opsion të një viti të tretë”, ka shkruar klubi.

Klubi nga Ligue 1 ka në skuadër njërin nga më të mirët e historisë së futbollit. /IndeksOnline/