09:52 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / OSH

Easyjet njofton humbje rekorde, shifra alarmante

Kompania e famshme britanike ajrore, “Easyjet” ka njoftuar humbje rekorde financiare. Në nëntë muajt e parë të këtij viti, “Easyjet”, ka njoftuar sot se humbjet kanë arritur në 1.27 miliardë funte.

Numri i pasagjerëve po ashtu është përgjysmuar dhe ka arritur në vetëm 48 milionë pasagjerë, shkruan Indeksonline.

Gjatë sezonit të verës, kjo kompani ka kryer vetëm 38 për qind të fluturimeve, krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kompania thotë se pandemia është shkaktari i këtij bilanci dhe se shpresë të vetme për këndellje shohin vaksinën antiCovid-19.

“Easyjet”-i ka njoftuar po ashtu se gjatë kësaj periudhe ka larguar nga puna 4.500 punëtorë./Indeksonline/