13:10 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ecni ngadalë? Shkencëtarët, lajme të këqija për 40-vjeçarët e ngathët

Ecni ngadalë? Kujdes, se trupi juaj po ju dërgon sinjale të këqija

Sipas një studimi të publikuar nga BBC, nëse ecni ngadalë në të 40-at, atëherë mund të jeni duke u plakur më shpejt se ç’duhet

Të jesh i ngathët mund të jetë një shenjë e një truri dhe një trupi të plakur. Shkencëtarët kanë kryer një test me persona të kësaj grupmoshe.

Testi i ecjes zakonisht u bëhet moshave mbi 65 vjeç për të parë parametrat e forcës së muskujve, mushkërisë, drejtpeshimin, shtyllën kurrizore dhe shikimin.

Por dhe vetë shkencëtarët e mbledhur nga shumë vende të botës u habitën kur panë rezultatet te personat që sot janë 45 vjeç në Zelandën e re ku dhe u krye eksperimenti me matje ndër vite. Më i shpejti prej tyre ecte me 2 metër për sekondë pa vrapuar.

Ndërsa ata që nuk e arrinin këtë parametër shfaqën probleme edhe në mushkëri, dhëmbë dhe sistemin imunitar.