18:38 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ecuria brilliante e Lirim Kastratit këtë sezon në Kroaci

Lirim Kastrati e ka nisur për mrekulli sezonin e ri në kampionatin elitar kroat.

Reprezentuesi i Kosovës është golashënuesi më i mirë në Kroaci me gjashtë gola pas nëntë javësh.

Kastrati shënoi gol edhe në ndeshjen e djeshme kundër Goricas në fitoren e Lokomotivas, 3-0, transmeton IndeksOnline.

Kështu, ndeshjen hapëse ndaj Inter Zapresic, Kastrati asistoi, ndërsa në ndeshjen e radhës ndaj Hajdukut nuk arriti të shënojë apo asistojë.

Në ndeshjen e javës së tretë ndaj Istras, Kastrati shënoi gol, por në ndeshjen e radhës ndaj Dinamos nuk la gjurmë.

Në vazhdim, Kastrati ndaj Osijekut asistoi, ndërsa Slavenit shënoi tre-golësh duke e vazhduar me nga një gol ndaj Rijekas dhe Goricas.

Padyshim, Kastrati e ardhmja e sulmit të Kosovës. Ai pranoi së fundmi ftesën e Bernard Challandes për dy ndeshjet e ardhshme./IndeksOnline/