08:47 / E Premte, 20 Maj 2022 / B O

Ed Sheeran bëhet baba përsëri

Këngëtari, Ed Sheeran ka bërë të ditur se ata tani janë një “familje prej 4 vetash”, pasi feston ardhjen në jetë të një vajze me gruan e tij Cherry Seaborn pas një shtatzënie të fshehtë .

Këngëtari 31-vjeçar e kishte mbajtur larg syrit të publikut shtatzëninë e gruas.

Ed njoftoi fansat përmes Instagramit për ardhjen e re në familje, duke ndarë një palë çizme të mrekullueshme të thurura.

Ai në mbishkrimin e fotos për 38 milionë ndjekësit e tij tha: Dua t’ju njoftoj të gjithëve se kemi një vajzë tjetër të bukur. Ne të dy jemi kaq të dashuruar me të.