16:14 / E Martë, 01 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ed Sheeran bëhet baba, zbulon gjininë dhe emrin e veçantë të fëmijës

Ed Sheeran dhe partnerja e tij, Cherry Seaborn, janë bërë prindër për herë të parë. Përmes një postimi në Instagram, këngëtari bëri me dije se tashmë është baba i një vajze.

“Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa lajme personale për të ndarë me ju. Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm, Cherry solli në jetën vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme – Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Jemi plotësisht të dashuruar me të. Mami dhe foshnja janë në gjendje të mirë dhe ndihemi në qiellin e shtatë. Shpresojmë që gjatë kësaj kohe të respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri për të gjithë dhe do të shihemi kur të rikthehem. Ed.”

Ed nuk dha detaje të kuptimit të emrit, por me gjasë Antarctica (Antarktida ose Antartiku) duhet t’i referohet “kontinentit të bardhë” të Tokës, ndërsa Lyra, në astrologji, njihet si një yjësi e vogël.

Sheeran dhe Cherry Seaborn, të lidhur prej shumë vitesh, u martuan në fshehtësi të plotë në vitin 2018.