00:01 / E Hënë, 23 Maj 2022 / AR

Ed Sheeran do të këndojë himnin kombëtar në jubileun e Mbretëreshës

Ed Sheeran përveç hiteve të tij do të këndojë edhe “God Save the Queen”, gjatë ceremonisë së mbylljes së festimeve jubilare të Mbretëreshës Elizabeth.

Sipas Daily Mail, ai është përzgjedhur të interpretojë himnin kombëtar, transmeton Indeksonline.

Bashkë me të do të këndojnë edhe këngëtari Tony Hadlety si dhe grupi Jools Holland.

Ditët kur do të nis ceremonia do të ketë aktivitete të llojllojshme. Më 4 qershor ka një koncert të madh në Buckingham Palace. Do të performojnë artistë si Alicia Keys, Andrea Bocelli dhe grupi Duran Duran./Indeksonline/