11:39 / E Hënë, 10 Janar 2022 / AR

Ed Sheeran: Nuk kam nevojë për çmim ‘Brit’ që të dëshmoj se jam kompozitor i mirë

Ed Sheeran këmbëngul se nuk ka nevojë për një çmim ‘Brit Awards’, për të dëshmuar se është një kompozitor i mirë.

30 vjeçari tani do të marrë pjesë në ceremoninë ‘The O2’ në Londër me 8 shkurt, për të cilën duket se është përgatitur mjaftë, transmeton Indeksonline.

Ed Sheeran pays tribute to late grandfather and his passion for boxing at  Grammys | Daily Mail Online

Sipas rubrikës ‘Wired’ të gazetës ‘Daily Star’, Ed tha: “Çmimet BRIT dikur ishin gjithçka për të cilën do të përgatitsha unë, pastaj publikimi i një albumi, bërja e një këngë ‘single’ dhe më pas ne do të shkojmë në BRIT Awards dhe le të shohim nëse mundemi. Fitojmë”, ishte shprehur ai.

“Shape of You” ishte kënga më e shitur në Angli atë vit dhe nuk e mori atë.

Kohët e fundit ai kritikoi shfaqjet e çmimeve amerikane duke pretenduar se ato janë të mbushura me “urrejtje” dhe kanë një “atmosferë të pakëndshme”.

Ed i përmbylli komentet e tij duke pohuar se nuk është vetëm ai që mendon kështu për ceremonitë në SHBA, pasi ka përkrahjen e fansave në çdo hap që bën./Indeksonline/

Brit Awards 2017 red carpet pictures