16:32 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Eden Hazard iu jep fund thashethemeve, vendos për të ardhmen

Eden Hazard është futbollist shumë i kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane, duke veçuar interesimin e Real Madridit.

Moskualifikimi i Chelseas në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm ka vënë në dyshim të ardhmën e tij, shkruan indeksonline.

Megjithatë, sulmuesi belg e ka mohuar një largim të mundshëm duke pohuar se do të qëndroj te Blutë edhe pa pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

“Sigurisht që dua të luaj në Ligën e Kampionëve, por nuk është prioritet”, ka thënë Hazard.

“Unë shpresoj që tifozët nuk duan të më shohin të largohem. Unë po bëj gjëra të mira këtu. Unë jam i lumtur këtu|.

“Gjërat mund të lëvizin, ose mund të mos lëvizin. Do ta shohim. Publiku më adhuron, i dua bashkëlojtarët e mi, familja ime është e mirë këtu”, shtoi belgu.

Hazard ka edhe në kontratën e tij aktuale te Chelsea, me Blues që kërkojnë një marrëveshje të re dhe të përmirësuar.

Por 27-vjeçari, i cilii  kushtoi 32 milionë funte Chelseas në vitin 2012 nga Lille, thuhet se ka shtyrë bisedimet e kontratës deri pas Kupës së Botës në Rusi. /IndeksOnline/