11:23 / E Mërkurë, 07 Dhjetor 2022 / B O

Eden Hazard merr vendimin e papritur: Faleminderit deri sot, unë po tërhiqem!

Eden Hazard e ka marrë vendimin e papritur. Ylli i Real Madridit është pensionuar nga fanela e Belgjikës.

Hazard nuk do të luaj më për Belgjikën pas dështimit në Kampionatin Botëror.

31 vjeçari ka zhvilluar 126 paraqitje dhe ka shënuar 33 gola për Belgjikën.

Në mesazhin lamtumirës, Hazard e ka quajtur privilegj të përfaqësoj Belgjikën, por se vendimi i tij është i pakthyeshëm./Indeksonline/