Edhe 45 minuta e ndajnë nga titulli Granit Xhakën me Leverkusenin
Skuadra e Bayer Leverkusenit është duke fituar minimalisht 1:0 ndaj Werder Bremenit në ndeshjen e javës së 29-të në Bundesliga.
Golin për 1:0 e shnëoi sulmuesi Boniface në minutën e 25’të, shkruan Indeksonline
Boniface shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për t’ia dhënë epërsinë klubit të tij në këtë ndeshje historike.
Edhe 45 minuta, skuadrën ku luan shqiptari Granit Xhaka e ndajnë nga titulli kampion në Bundesliga./Indeksonline/