09:00 / E Premte, 22 Janar 2021 / OSH

Edhe Abazoviqit i del punë me media në Mal të Zi, merr kritika të mëdha!

Ka bërë bujë në orët e fundit përplasja e partive politike në Kosovë me media. Hiç më mirë nuk i ka punët në Mal të Zi as Dritan Abazoviqi.

Zëvëndëskryeministri ka dhënë një deklaratë, e cila është komentuar dhe kritikuar shumë. Ai ka sulmuar televizionin dhe radion shtetërore të Malit të Zi.

“Kështu funksionon “kataklizma” dhe “fundi i gazetarisë” i TV Malit të Zi tani dhe se Qeveria e re do të përpiqet t’i japë Malit të Zi një shërbim publik të denjë dhe profesional, që do të jetë në shërbim të qytetarëve të Malit të Zi”, ka thënë Abazoviq.

Deklarata e tij kërcënuese ka marrë shumë kritika nga organizata vendore dhe të huaja.

Bordi menaxhues dhe editorial i RTCG-së falënderoi me ironi Abazoviqin duke thënë se me këtë deklaratë ai ekspozoi kapacitetin e tij demokratik./Indeksonline/