21:13 / E Mërkurë, 01 Prill 2020 / indeksADMonline

Edhe ambasadori italian reagon pas heqjes së taksës

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka mirëpritur heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, duke iu bashkëngjitur kështu qëndrimit gjerman për rifillimin sa më të shpejtë të procesit të dialogut me Serbinë.

“Italia mirëpret heqjen 100% të tarifave nga ana e Kosovës. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja tani duhet të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur. Të gjitha çështjet në pritje me Serbinë duhet të adresohen brenda kësaj kornize. Lufta kundër koronavirus kërkon përpjekje dhe bashkëpunim të përbashkët”, shkruan diplomati italian në Twitter.

Më herët edhe ambasadori i Gjermanisë Christian Heldt ka mirëpritur heqjen e taksës, e cila ka hyrë sot në fuqi, si dhe vazhdimin e procesit të dialogut me ndërmjetësimin e BE-së.