22:07 / E Hënë, 27 Prill 2020 / indeksADMonline

Edhe Argjentina konfirmon ndërprerjen përfundimtare të futbollit

Pas Belgjikës, Holandës dhe Skocisë në një farë mënyre, edhe Argjentina ka vendosur të pezullojë përfundimisht të gjitha kampionatet e futbollit. Shkaku është gjithmonë i njëjti koronavirusi.

Lajmin për ndërprerjen përfundimtare të kampionateve përfshirë edhe Superligën e zbuloi përpara kohe presidenti i federatës argjentinase të futbollit Claudio Tapia në një intervistë për Tnt Sports.

“ Të gjitha kampionatet do të ndërpriten” tha Tapia dhe gjithçka do të zyrtarizohet ditën e martë nga komiteti ekzekutiv i cili do të mblidhet nëpërmjet video-konferencës. “Do të kthehemi në fushë vetëm atëherë kur autoritetet sanitare do të japin dritën jeshile. Në fakt do të luhet kur të jetë momenti i duhur”, deklaroi Claudio Tapia.

Në mbledhjen e të martës të komitetit ekzekutiv do të vendoset dhe se cilat skuadra do të kualifikohen në Copa Libertadores ndërsa nuk do të ketë ekipe që do të zbresin nga kategoria.

Ndeshja e fundit që është luajtur në Argjentinë përpara ndërprerjes është ajo e 10 marsit mes Estudiantes dhe Racing Club që përfundoi me fitoren 2-1 të skuadrës mike.