22:46 / E Diele, 15 Mars 2020 / indeksADMonline

Edhe Bashkimi i liron lojtarët e huaj, drejtori i përcjell deri në aeroport

Pas KB Rahovecit edhe skuadra e KB Bashkimit i ka liruar lojtarët e huaj që të rikthehen në vendlindjet e tyre.

Ky vendim ka ardhur për të mos e rrezikuar shëndetin e tyre pas përhapjes së Koronavirusit në vendin tonë.

Ata janë përcjellë në aeroport nga drejtori sportiv i Bashkimit, Artan Kurti.

Ky është njoftimi i klubit nga Prizreni:

FALEMINDERIT PËR GJITHÇKA! 

Klubi me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me basketbollistët e huaj Stevie Clark, Terik Bridgeman, Spenser Mitchell dhe Corey Raley Ross.

Lojtarët në fjalë sot janë përcjellur në aeroport nga drejtori sportiv i klubit, Artan Kurti, për të udhëtuar drejt ShBA-së, përkatësisht në vendlindjet e tyre.

Largimi i lojtarëve të huaj ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga sëmundja Covid-19, ku si rrjedhojë janë pezulluar për kohë të pacaktuar edhe ndeshjet e Superligës.

KB Bashkimi falënderon përzemërsisht lojtarët për kontributin e tyre gjatë këtij stinori.