17:58 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Edhe Bruqi i bashkohet klubit të Arbërisë

Sapo ka njoftuar klubi i Arbërisë se kanë arritur marrëveshje me ish-futbollistin e 2 Korrikut, Agron Bruqin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi i Arbërisë përmes një postimi në “Facebook”, ku edhe i ka uruar mërseardhje Bruqit, shkruan IndeksOnline.


KF Arbëria ka arritur marrëveshjen e radhës me Bruqin i cili do ta ndihmojë skuadren në repartin e mesfushes!

Bruqi ishte pjesë e skuadrave të njohura si 2 Korriku, Keku dhe së fundmi ishte pjesë e skuadres Flamurtari.

Kryesia KF Arbëria ka mirëpritur marrëveshjen me lojtarin Bruqi. Ata së bashku janë shprehur optimist në arritjen e objektivave të klubit.