13:38 / E Hënë, 13 Nëntor 2023 / S Z

Edhe dy javë afat/ Mbi 1 400 qytetarë në veri kanë ndërruar targat nga ilegale në “RKS”

Qytetarët në veri, po vazhdojnë regjistrimin e automjeteve nga targat ilegale në ato “RKS”. Deri më sot janë mbi 1400 qytetarë në veri, të cilët e kanë ndërruar regjistrimin e automjeteve të tyre, duke i vendosur targat RKS.

Kështu ka konfirmuar për “Indeksonline”, zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

 “Deri më tani janë mbi 1400 vetura të cilat i kanë ndërruar targat në RKS. Deri me datën 30 nëntor është afati. Regjistrimi i veturave në veri po vazhdon dhe se qytetarët në veri kanë kohë dhe dy javë, që ta bëjnë regjistrimin e automjeteve të tyre me targat RKS”, ka thënë ai.

Ndryshe, sipas vendimit të Qeverisë, afati për t’i riregjistruar veturat është deri më 1 dhjetor./IndeksOnline/