17:40 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / Gj. Sh

Edhe dy yje të rinj e pranojnë Kombëtaren e Kosovës

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, përkatësisht Presidenti Agim Ademi, është duke e bërë të pamundurën për afrimin e futbollistëve me origjinë nga Kosova t’i sjellin në Kombëtaren e Kosovës.

Së fundi Albanian News merr vesh se fanellën e Kosovës do ta djerësitin dy njomakët, të cilët vlerësohen lartë në futbollin gjerman.

Arlind Rexhepi i cili është pjesë Hamburgut, do të jetë në grumbullimet e Kosovës U-21, dhe Leonit Ibrahimi, i cili është pjesë e Union Berlinit, do të jetë në planet e Kosovës për U-19.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Me këtë rast dëshmohet se Kosova është burim i pashterreshëm e talentve të futbollit kjo po dëshmohet në gjithë kontinentin me theks te veçant në Gjermani dhe Zvicer.