12:34 / E Shtunë, 26 Shtator 2020 / indeksADMonline

Edhe ëndrrimtarët kanë ditën e tyre

25 shtatori u vendos data e njerëzve që i shikojnë botën fushë me lule.

E ardhmja i përket atij që beson në bukurinë e endrrave të veta, shkruante dikur ish Zonja e parë Eleanor Roosevelt. Sot, ekziston një ditë që është e gjitha e dedikuar për endrrimtarët.

Në 25 shtator celebrohet World Dream Day, pra dita botërore e endrrave, për të gjithë ata që enderrojnë për të arritur larg, dhe bëjnë cështe e mundur ti vënë në jetë idetë e tyre pa hequr dorë dhe pa u dekurajuar.

Iniciativa ka lindur në 2012, me qëllimin e vetëm për të të frymëzuar individët, familjet, shkollat, kompanite dhe komunitet, të jenë më të dedikuar dhe përqëndruar në idetë, endrrat, objektivat dhe ti cojnë përpara, në të mirë të vetes dhe botës.

Organizimi në rrjetet sociale bazohet në tre shtylla, kreativitet, bashkëpunim dhe kontribut. Këtë vit ka titullin “New Dreams for a new World”, çndrra të reja për një botë të re. Synimi është pë ride të reja në përmirësimin e botës, jetës, ide inovatore, për një të ardhme më të mire në shërbim të njerëzimit, pikërisht me shumë se kurre tani në epokën e pandemisë.