Edhe “Forca” e Vushtrrisë nuk mori bileta nga FSHF-ja
Pos tifo-grupi nga Prishtina “Plisat”, bileta për ndeshjen e sotme të Shqipërisë ndaj Ishujve Faroe nuk kanë marrë as ata nga Vushtrria “Forca”.
Siç merr vesh KlanKosova.tv, ata çdo herë janë pajisur nga Federata e Futbollit e Shqipërisë me rreth 200 bileta.
Por kjo gjë nuk ka ndodhur në lidhje me takimin e sotëm, ku kuqezinjtë tashmë të kualifikuar do ta synojnë fitoren për të siguruar vendin e parë në grup.
Përndryshe, “Plisat” në reagim thanë që nuk do të largohen nga kombëtarja shqiptare, teka shtuan se Prishtina sot është në festë.