08:57 / E Mërkurë, 11 Korrik 2018 / indeksADMonline

Edhe Fushë Kosova në hall me qentë endacakë (Foto)

Qytetarët e Fushë Kovës janë në hall me qentë endacakë të cilët po enden qytetit, duke qëndruar kështu edhe në pjesët me më së shumti qarkullim dhe pranë institucioneve.

Në disa fotografi të dërguara në redaksinë e “Indeksonline” nga një qytetar i kësaj komunës, shohim një tufë të madhe qensh.

Këto fotografi janë realizuar pranë shkollës “Mihal Grameno”, që konsiderohet një nga pjesë më me qarkullim në qytetin e Fushë Kosovës.

Ndryshe, probleme me qenët endacak ka në shumë qytete të Kosovës edhe pse është pretenduar që janë marrë masa./Indeksonline/