Edhe Gazmend Muhaxheri e mbush Pejën me kunja
Sot qyteti i Pejës ka marrë pamje të re.
Në rrugët e këtij qyteti të udhëhequr nga Gazmend Muhaxheri janë vendosur qindra shtylla metalike, të cilat do ta pengojnë edhe parkingun e veturave në trotuare, por edhe për të shpëtuar jetën e qytetarëve njëkohësisht, shkruan Indeksonline.
Ndryshe të njëjtën gjë e ka bërë vite më parë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili ka vendosur gjithandej qytetit shtylla antiparking, çka se ua ka lehtësuar jetën kalimtarëve./Indeksonline/