75 Mall Live Search
23:15 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

“Edhe Hashim Thaçi u mashtrua për Gjykatën Speciale”

Veteranët e UÇK-së po ndihen më optimistë në lidhje me Ligjin për Gjykatën Speciale.

Kryetari i shoqatës së OVL UÇK-së, Hysni Gucati, deklaroi se tani pas kryerjes së peticionit me mbledhjen e 15 mijë nënshkrimeve, e kanë më të lehtë stopimin e kësaj Gjykate.

“Kemi punuar me avokatin dhe më shumë analistë. Kjo procedurë nuk mund të kthehet prapa”, tha  Thaçi

“I besoj fjalës së Ramush Haradinajt, por ende s’kam biseduar personalisht me Veselin dhe Thaçin”, shtoi ai.

“Edhe Presidenti i ka rënë pishman dhe ka thënë se është mashtruar. Ata janë bindur që kanë gabuar”- u shpreh ndër të tjera Gucati në emisionin Zona e Debatit.

Ai deklaroi se ata si shoqatë kanë dashur t’ua japin edhe një shans shokëve të tyre, deputetëve, që ta përmirësojnë gabimin historik që e kanë bërë më herët.