15:57 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Edhe inspektorët e Klinës largojnë produktet me etiketa “Kosovo Metohi”

Pas urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, që urdhërohet Inspektorati i Tregut, që të kërkoj nga të gjithë Operatoret Ekonomik, që menjëherë të largojnë nga të gjitha produktet etiketën me përmbajtjen, “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovo/a – UNMIK” apo “Kosovo/a- Rezuluta 1244”, Drejtoria e Inspektoratit në Klinë, kanë filluar menjëherë me datën 20 nëntor ,ta zbatojnë këtë urdhëresë.

Përmes një kumtese për media, ata kanë treguar se kanë hasë produkte me përmbajtjen “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovo/a – UNMIK” apo “Kosovo/a- Rezuluta 1244”, ku janë urdhëruar që menjëherë ti largojnë nga shitja ato produkte.

Drejtori i Inspektoratit në Klinë, Petrit Bekaj , i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, gjatë këtij inspektimi është i kënaqur me operatoret ,pasi ata nuk kanë hezituar ta mbështesin urdhëresën e ardhur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”./Indeksonline/

Temat: