20:30 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Edhe ish ministri i Shëndetësisë interesohet për ambasadoren turke në QKUK

Ish Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani ka shkuar pranë Klinikës Emergjente në QKUK për t’u interesuar rreth gjendjes shëndetësore të ambasadores turke në vendin tonë, Kivilcim Kiliç.

Kiliç, është lënduar si pasojë e një aksidenti fatal që ndodhi pasditën e sotme në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht në Mramor, shkruan Indeksonline.

Si pasojë e këtij aksidenti, tre persona kanë humbur jetën ndërsa katër të tjerë janë lënduar të cilët po kërkojnë tretman mjekësorë.

Rikujtojmë, që për gjendjen e ambasadores turke  është interesuar më herët edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeparlamentari, Kadri Veseli, Myftiu, Naim Ternava dhe po ashtu zyrtar nga Kryeministria./Indeksonline/