23:09 / E Hënë, 08 Mars 2021 / AR

Edhe kandidatura tjera për kryetar të LDK-së

Gjatë ditës së sotme Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës mbajti mbledhje, shkruan Indeksonline.

Kjo mbledhje u mbajt me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit të LDK-së.

Gjatë kësaj mbledhje u paraqitën edhe dy kandidatura për kryetar të LDK-së.

Nënkryetari i LDK-së njëherësh kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe anëtar i kryesisë së LDK-së, Lumir Abdixhiku, paraqitën kandidaturat e tyre për këtë pozitë.

Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se në mbledhje u shpreh se ka edhe kandidatura tjera, që mund paraqiten ditëve në vijim.

Po, do të jem kandidat! Të dielën, më 14 mars, do të kandidoj për Kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Nuk do të ketë marrëveshje; s’duhet të ketë! Do të ketë garë dhe garë të drejtë e me votë të fshehtë“, ka konfirmuar Abdixhiku.

Ndërsa, Haziri akoma nuk është deklaruar për kandidaturën e tij.

Se kush do të jenë emrat e tjerë që do të shpallin kandidaturën për postin e kryetarit të LDK-së, mbetet të shihet gjatë ditëve në vazhdim./Indeksonline/