23:34 / E Premte, 14 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Edhe ky shtet i BE-së kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës

Formimi i Ushtrisë së Kosovës ditën e sotme nuk është pritur mirë nga shumë vende, e në mesin e tyre ka hyrë edhe shteti i Rumanisë.

Ky shtet i BE-së ka dal kundër, ku Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë është shprehur se i vije keq për këtë hapë të ndërmarr nga shteti i Kosovës.

“Hapa të tillë kanë efekte negative në situatën që gjendet në këto momente Ballkani Perëndimor, e sidomos drejt rrugës euroatlaktike” shkruajnë mediat romune, përcjell Indeksonline.

Po ashtu, Rumania ka vazhduar që të nënvizojnë rolin e KFOR-it në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm në Kosovë.

Fotografia e bashkangjitur në lajmin e dhënë nga mediat romune

“Të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në vazhdimin e dialogut Beograd – Prishtinë dhe zbatimin e kornizës së dakorduar duke shmangur deklaratat dhe iniciativa të cilat rritin tensionet në rajon”, theksohet në një deklaratë të dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme romune.

Ndryshe, ndër vendet që janë shprehur kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës kanë dal edhe Spanja dhe Austria./Indeksonline/