20:46 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / Blerim

Edhe Liga e Dytë i akuzon gjyqtarët, Bajram Gashi protagonist

Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur sot në futbollin kosovar.

Ndeshja e Ligës së Dytë në mes KF Dukagjini dhe KF Dushkaja u shoqërua me disa probleme e në mënyrë të tillë edhe u përfundua.

Skuadra e e Dukagjinit nëpërmjet një komunikate ka akuzuar gjyqtarin e ndeshjes, Bajram Gashi, si gjyqtar të shitur e madje edhe si manipulues që ka kurdisur këtë ndeshje.

Poashtu, në këtë komuikatë thuhet se gjyqtari i këtij takimi, Bajram Gashi, ka sharë e ofenduar lojtarët e kësaj skuadre.

Ndeshja fillimisht ishte duke u fituar nga futbollistët e Dukagjinit, mirëpo më pas gjyqtari ndëshkoi tre futbollistë me karton të kuq gjë që bëri që Dushkaja të kishte avantazh në shifra numerike.

Në fund të ndeshjes skuadra e Dukagjinit shënoi një gol, por që u anulua nga gjyqtarët dhe kjo bëri që ata ta injorojnë ndeshjen, duke mos luajtur por thjesht duke qëndruar në fushë.

Sipas të njëjtës komunikatë, kjo bëri që gjyqtari ta përfundojë këtë takim.

Në një prononcim për GazetaBlic, Kryetari i këtij klubi, Pren Kolaj tha se gjyqtari i këtij takimi, Bajram Gashi ka thënë gjatë një momenti se ai është Federata dhe ai mund të bëjë atë që do.

“Trajneri i jonë është ankuar tek referi pas sulmit që iu është bërë portierit, referi e përjashton pa asnjë arsyeje dhe referi i drejtohet trajnerit tonë se unë jam federata dhe bëjë çfarë të dua. Lojtarit tonë, Rinor Hotit referi Bajram Gashi iu është drejtuar; ta heki fytin. Gjithashtu edhe futbollistit tjetër, Tom Kolajt iu është drejtuar duke i thënë do të ndjeki çdo hap në fushë. Po ashtu edhe ndihmes trajnerit të Dukagjinit, Ardian Gojanit, referi anësuar iu është drejtuar duke i thënë se po ta pësoni në pjesën e dytë.” deklaroi Kolaj.