08:20 / E Martë, 21 Maj 2024 / AR

Edhe Mbappeja tjetër lë PSG-në

Kylian Mbappe njoftoi këtë muaj që do të largohej nga Paris Saint-Germaini pas gjashtë vjetësh.

Ndërkaq, tani nëna e tij ka njoftuar se edhe i biri i saj i dytë, Ethani, do të largohet nga gjiganti francez.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ai pritet ta vazhdojë karrierën në Francë, por te Lille.