13:33 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Edhe me Thaçin fotografohen në aeroplan, e ngrisin “gishtin e PDK-së”

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, javën e kaluar dhe fillimin e kësaj jave kishte një agjendë të ngjeshur në Gjermani.

Ai mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynich, ku ishin të pranishëm shumë personalitete të njohura të politikës dhe biznesit.

Pas këtyre aktiviteteve, Thaçi u nis për Kosovë nga Aeroporti i Brukselit.

Në një foto të dërguar në adresë të “Indeksonline”, shihet një qytetar duke bërë një foto me presidentin.

Padyshim se presidenti nuk ka harruar simbolin e famshëm të PDK-së, ngritjen e gishtit.