17:55 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Edhe në Angli futet “VAR-i”, do të përdoret në “Stamford Bridge” (Foto)

Teknologjia më e re në futbollin botëror “VAR”, do të përdoret për herë të parë edhe në Angli.

“VAR-i”, është një teknologji e re e cila i ndihmon gjyqtarëve kryesor për vendime të ndryshme, si për kartonë ashtu edhe për faulle apo penallti.

Për herë të parë një gjë e tillë do të përdoret në Angli, në Kupën “Carabao”, në takimin mes Chelseat dhe Arsenalit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Ligës.

Takimi gjysmëfinal do të zhvillohet më 10 janar, ditë e mërkure, kurse ajo e kthimit me 24 janar./IndeksOnline/