07:37 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Edhe në mëngjes kolona, pritje deri në dy orë për të dalë nga Kosova

Shumë nga bashkatdhetarët tanimë kanë përfunduar pushimet dhe po rikthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Për shkak të fluksit të madh, kolona e pritje të gjata po ka në pikat kufitare, veçmas në Merdare.

Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, pritja në këtë mëngjes është 1 orë e 30 minuta deri 2 orë për të dalur nga Kosova.

Ndërsa, po në këtë pikë, pritjet për të hyrë janë të vogla, përkatësisht deri në 10 minuta.

Edhe tek pika ‘Dheu i Bardhë’, pritjet nuk janë të vogla. Sipas të dhënave të mëngjesit, pritja është 1 orë për të dalur nga Kosova përmes kësaj pike kufitare.

Ndërsa, tek pikat e tjera kufitare, gjendja është  më mirë./Indeksonline/