21:15 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Edhe në ndeshjen e dytë Ukraina e fortë përballë Kosovës

Nuk do mend se përballja e vashave të Kombëtares A kundër një skuadre mjaft të fortë si Ukraina na jep të kuptojmë se sa punë na duhet në vazhdim kur jemi veç në hapat e parë të ecjes së skuadrave kombëtare.

Por, gjithsesi se ballafaqimi me skuadra të mëdha të jep edhe përvojën e duhur për të cilën ka shumë nevojë ekipi ynë.

Nuk asnjë pikë dyshimi se Ukraina ishte skuadër më e mirë, teknikisht, taktikisht dhe me forcë fizike e shpejtësi të jashtëzakonshme, por vajzat tona u angazhuan maksimalisht dhe nuk u dorëzuan për asnjë moment, gjë që flet për karakterin e tyre luftarak dhe dëshirën e madhe të tyre për rezultate dhe paraqitje sa më të mirë dhe dinjitoze, transmeton IndeksOnline.

Në ndeshjen e dytë pamë një lojë më të konsoliduar të vajzave tona se sa në ndeshjen e parë dhe angazhim të madh. Ukrainaset shënuan në minutën e 29 nga pika e bardhë, përmes Kunines, ndërsa në minutën e 36 Romanenko shtoi epërsinë në 2:0 dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Edhe pjesën e dytë u shënuan dy gola në minutën e 73-të shënoi nga një pozitë mjaft të dyshimtë Andrukhiva dhe në minutën e 78-të epërsinë prej 4:0 e ngriti Kochneva.

Në minutën e 84-të ishte Leonorë Ejupi që shënoi për Kosovën por goli u anulua për pozitë jashtë loje që fare nuk ekzistoi. Sidoqoftë ndeshja u përmbyllë me rezultat bindës të Ukrainës./IndeksOnline/

Temat: