75 Mall Live Search
10:25 / E Hënë, 04 Nëntor 2024 / L K

Edhe në Serie A akuzat sikur në Kosovë, Venezia thotë se referat ia dhanë 3 pikë Interit!

Trajneri i Venecias, Eusebio Di Françesko ka akuzuar arbitren e sfidës, Ferreri Kaputi se çdo vendim e merrte në favor të Interit.

“Unë nuk jam shumë i bindur për faullin në fund. Mendoj se goli ynë ishte i merituar dhe i rregullt.

Arbitrja mendoj se ishte me anën tjetër. Jam krenar për djemtë, për këtë ndeshje të jashtëzakonshme që bënë ndaj një skuadre me potencial” ka deklaruar trajneri pas ndeshjes.

Venezia e barazoi mbrëmë rezultatin në sekondat e fundit të ndeshjes, por që VAR-i i anuloi golin me pretendimin se një futbollist kishte prekur topin me dorë./Indeksonline/