19:29 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / Blerim

Edhe në të ftoftë ekipet mjekësore po vazhdojnë kontrollet në kufij

Edhe pse kemi hyrë në ditë të ftohta të dhjetorit, ekipet e Qendrës Komunale të Mjekësisë Familjare të Ferizajt, po vazhdojnë punën në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Këto ekipe kanë qenë të angazhuara që nga 27 shkurt deri me 2 gusht, kur me rënien e numrit të rasteve COVID pozitiv, u ndërprenë dhe kontrolli i qytetarëve në pikat kufitare.

Mirëpo, me shfaqjen e valës së re të pandemisë, angazhimi i ekipeve rifilloi më 7 nëntor, sipas  rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, në tri ndërrime, ku krahas QKMF-së së Ferizajt, ekipet dërgohen edhe nga QKMF-të e Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Vitisë, për t’i kryer të gjitha procedurat e parapara nga MSH dhe IKSHPK, për udhëtarët që hyjnë në vendin tonë nga kjo pikë.