16:55 / E Mërkurë, 16 Tetor 2019 / indeksADMonline

Edhe nëse e mposht Drenicën, Prishtina as që e luan vendin

Prishtina sot luan me Drenicën në ndeshjen e mbetur të javës së tetë të Superligës.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:00, shkruan Indeksonline.

Skuadra nga kryeqyteti bëri një start jo të mirë edhe pse në ndeshjet e fundit ka luajtur mirë.

Nëse arrin ta mposht Drenicën, Prishtina mbetet përsëri në vendin e gjashtë.

Aktualisht, “Plisat” kanë 13 pikë, tri më pak se Feronikeli por kta të fundit kanë golaverazh dukshëm më të mirë.

Në anën tjetër, Drenica me fitore mund të ngrihet një pozitë. /IndeksOnline/