20:41 / E Enjte, 15 Gusht 2019 / indeksADMonline

Edhe nesër e pasnesër mot i freskët

Ditëve në vijim do të favorizojnë mot më stabil me kthjellime dhe diell. Ndërkohë masat e freskëta ajrore që kanë depërtuar edhe mbi vendin tonë do të mbajnë temperaturat rreth vlerave mesatare.

Sipas Prishtina Weather nga fillimi i javës së ardhshme sërish pritet të rikthehet moti i nxehtë, me temperatura maksimale që mund të luhaten ndërmjet 32C deri 35C.

16.08.2019 – Në mëngjes më freskët, gjatë ditës kryesisht kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s. Indeksi UV: 8.
17.08.2019 – Në mëngjes freskët. Kryesisht me diell, pasdite me vransira kalimtare. Erë e lehtë nga verilindja 1-5m/s. Indeksi UV: 8.