12:25 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Edhe një hap më afër vizave, Parlamenti Evropian voton PRO

Parlamenti Evropian ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Nga numri i përgjithshëm i votave, 420 ishin pro liberalizimit të vizave për Kosovës, 186 kundër dhe 22 abstenime.

Eurodeputetja e raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon, ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret njësojë sikurse edhe vendet si Gjeorgjia dhe Ukrania.

“Nuk është kjo vota finale, por është shumë e rëndësishme. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret, tashmë është radha jonë. Qytetarët e Kosovës e meritojnë”, ka thënë ajo në fjalën e saj para eurodeputetëve./Indeksonline/