16:48 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Edhe një klub anglez i interesuar për transferimin e Xhakës

Arsenali e bëri të qartë se Granit Xhaka do të largohet në janar dhe që nga tani klubet kanë filluar të interesohen për shërbimet e tij.

“The Times” raporton se Newcastle po e shqyrton një lëvizje në merkaton e dimrit për mesfushorin e Arsenalit, Granit Xhakën.

Xhakës iu hoq edhe shiriti i kapitenit këtë javë pas fjalëve që përdori ndaj tifozëve të Arsenalit.

Me EURO 2020 në horizont, transferimi në Newcastle shihet si mundësi për Xhakën që të luajë në formacionin bazë.