17:15 / E Diele, 04 Korrik 2021 / A. A

Edhe një kosovar transferohet në Kroaci, Arbër Hoxha nesër prezantohet te ky klub

Arbër Hoxha ka nënshkruar kontratë me Lokomotivën e Zagrebit.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që sulmuesi pejan nesër do të prezantohet zyrtarisht nga klubi kroat.

22-vjeçari ishte pjesë e Ballkanit të Suharekës në dy edicionet e fundit.

Kjo do të jetë eksperienca e tij e parë jashtë Kosovës.

Gjatë këtij afati kalimtar në Kroaci është rikthyer edhe sulmuesi Mirlind Daku te Osijeku, që ishte i huazuar te Ballkani.

/Indeksonline/