16:15 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Edhe një largim nga Gjilani

Edhe një futbollist është larguar nga Gjilani pas përfundimit të edicionit futbollistik 2019/20.

Bëhet fjalë për Kushtrim Shabanin, i cili sot ka konfirmuar ndarjen me bardhekuqët.

Shabani ka falënderuar të gjithë anëtarët e klubit dhe presidentin Florim Zuka për mbështetjen e vazhdueshme.

“Nga sot më nuk do të jem pjesë e SC Gjilanit!

Një sërë falenderimesh shkojnë per Presidentin, drejtorët, bashkelojtarët,stafin e klubit dhe tifozerine e klubit ultras Skifterat per perkrahjen.

Gjithashtu SC Gjilanit i deshiroj shumë suksese ne Arenen nderkombetare”, njoftoi Shabani.

Ai realizoi gol në ndeshjen e parafundit ndaj Ballkanit, duke i bërë Skifterat që për disa minuta të ëndërrojnë titullin kampion.