11:25 / E Shtunë, 13 Korrik 2019 / indeksADMonline

Edhe një mjek i dyshuar për vdekjen e Davide Astorit

Pietro Amedeo Modesti, drejtor i mjekësisë sportive në spitalin Careggi, gjithashtu përfundon duke hetuar vdekjen e ish-kapitenit të Fiorentinës.

Rasti i vdekjes së Davide Astorit po shkon duke u bërë më misterioz. Profesori Modesti është emri i tretë që përfundon në regjistrin e të dyshuarve për vdekjen e Davide Astorit. I akuzuar nga prokurori i Firences për “shtypjen, shkatërrimin dhe fshehjen e akteve të vërteta”, Modesti bashkohet me Giorgio Galanti, i hetuar për “material të rremë në akt publik” dhe një bashkëpunëtor i ngushtë, Loira Toncetti, shkruan Correre dello Sport, transmeton Indeksonline.

Kujtojmë që Davide Astori u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit më 4 mars 2018. Nga autopsia e bërë u tha se shkak i vdekjes ishte një sulm në zemër.