12:31 / E Diele, 27 Shtator 2020 / indeksADMonline

Edhe një rast pozitiv me Covid-19 në Serie A

Lasse Schone bëhet lojtari i dytë i Genoas që ka rezultuar pozitiv me Covid-19, dhe kështu ai nuk do të udhëtojë sot në takimin me Napolin në Serie A.

Dje portieri i Genoas, Mattia Perin ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ku as ai sot nuk do të paraqitet në takimin ndaj napolitanëve që fillon nga ora 18:00, shkruan IndeksOnline

Genoa qëndroi mbrëmë në një hotel për t’u siguruar se nuk do të ketë lojtarë tjerë të infektuar.