19:21 / E Enjte, 16 Prill 2020 / indeksADMonline

Edhe një skuadër gjermane futet në garë për transferimin e Rashicës

Milot Rashica është raportuar që ka tërhequr edhe interesimin e skuadrës tjetër gjermane RB Leipzig.

Sipas Sky Germany për Rashicën në garë tani është edhe RB Leipzig, transmeton IndeksOnline.

Rashica po shihet si një zëvendësim i mundshëm për Timo Werner pasi që e ardhmja e tij është në dyshim.

Për futbollistin kosovar të interesuar janë edhe Borussia Dortmund, Napoli dhe Liverpool.

Sipas këtyre raportimeve po besohet se Rashica kushton 38 milionë euro kurse kontrata e tij me Bremen do të zgjatë deri në vitin 2022./IndeksOnline/.