15:28 / E Enjte, 13 Korrik 2023 / LB

Edhe një trajner turk në basketbollin kosovar

Trajneri turk, Tuncay Bostanci, është emëruar trajner i ri i ekipit të Prizrenit në basketboll.

Në një njoftim të lëshuar pak më parë, ekipi bardhezi nga qyteti i Prizrenit ka bërë të ditur se 37-vjeçari do të merr timonin e skuadrës për stinorin 2023/24.

Bostanci ka punuar si asistent i Bursasporit gjatë viteve 2014-2018, ndërsa si kryetrajner për herë të parë punoi te Harem SK, e së fundi ka qenë pjesë e Uskudar BS në ligën e dytë të Turqisë, TBL-2.

Përndryshe, Bostanci është trajner i parë i huaj që merr drejtimin e Prizrenit, pasi që deri tash ekipi është drejtuar nga Arbnor Rifati me vite të tëra, e së fundi aty ka qenë trajner Edin Kërveshi.